Lajçak dëshiron takim Kurti-Vuçiq brenda javësh: Deri në mars do ta shohim ku jemi - Gazeta Express
string(75) "lajcak-do-takim-kurti-vuciq-brenda-javesh-deri-ne-mars-do-ta-shohim-ku-jemi"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 10:42

Lajçak dëshiron takim Kurti-Vuçiq brenda javësh: Deri në mars do ta shohim ku jemi

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 10:42

Diskutimet për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të nisin brenda javësh, tha emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Nuk ka nguti, por Lajçak tha se duhet të shfrytëzohet ky “moment pozitiv” për të nisur diskutimet e nivelit të lartë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai tha se brenda javësh duan një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Lexo Edhe:

“S’ka më kriza. Ne mund ta diskutojmë thelbin dhe pikërisht kjo është arsyeja pse unë jam këtu, për ta kthyer diskutimin tonë për çështjen e normalizimit dhe për t’i diskutuar hapat e ardhshëm në këtë proces, i cili bazohet në dokumentin që e paraqita këtu më 9 shtator”, tha Lajçak.

Kur u pyet për marsin, e përmendur si afatin deri kur pritet të arrihet marrëveshja e madhe mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se nuk është njeri i afateve.

“..Do të thoja që deri në mars ne do ta shohim ku jemi”, tha ai.