Lajçak del me njoftim pas takimit me Kurtin: Folëm për veriun dhe energjinë - Gazeta Express
string(74) "lajcak-del-me-njoftim-pas-takimit-me-kurtin-folem-per-veriun-dhe-energjine"

Lajçak del me njoftim pas takimit me Kurtin: Folëm për veriun dhe energjinë

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 11:34

Emisari i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka bërë një njoftim pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Lajcak ka thënë se me kryeministrin e Kosovës kanë diskutuar për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe planet për hapat e ardhshëm lidhur me negociatat.

Lexo Edhe:

Emisari sllovak ka treguar se në këtë takim kanë folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës dhe për energjinë.