Lajcak alarmon: Uniteti i NATO-s në rrezik, të ndarë do të dështojmë - Gazeta Express
string(67) "lajcak-alarmon-uniteti-i-nato-se-ne-rrezik-te-ndare-do-te-deshtojme"

Lajcak alarmon: Uniteti i NATO-s në rrezik, të ndarë do të dështojmë

Gazeta Express

23/01/2020 14:44

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës, në të cilin ka folur për sigurinë e Evropës dhe Aleancës Transatlantike.

Lajcak ka thënë se prej 70 vjetësh askush s’ka guxuar të sulmojë ndonjë vend të NATO-s, duke potencuar se kufijtë dhe territoret nuk janë në rrezik për sulm.

Lexo Edhe:

Megjithatë, sipas tij, uniteti i shteteve të NATO-s është në rrezik. Siç ka thënë diplomati sllovak të bashkuar mund të bëhet ndryshimi, derisa ka thënë se të ndarë do të dështojnë.

“Asnjë shtet nuk ka guxuar të sulmojë ndonjë vend të NATO-s në 70 vjet. Kufijtë tonë dhe territoret nuk po sulmohen. Por uniteti ynë po. Së bashku jemi më të fortë dhe mund ta bëjmë diferencën. Të ndarë dështojmë. Ky ishte mesazhi im kryesor për Aleancën Transatlantike në panelin e World Economic Forum 2020”, ka shkruar Lajcak në profilin e tij zyrtar.

Ndaj një mesazhi të tillë ka reaguar analisti politik kosovar, Agon Maliqi, i cili i ka bërë thirrje Lajcakut që të bëhet bashkë në listën e shteteve dhe të ndalojë së bllokuari Kosovën drejt integrimit në NATO.

“Ekziston një shans për Miroslav Lajcak. Ai mund të bashkohet me shumicën dërmuese të shteteve të tjera anëtare dhe të ndalojë së bllokuari Kosovën drejt rrugës së pranimit në NATO”, ka shkruar Maliqi.