Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj vizitoi një familje që tha se është persekutuar gjatë regjimit shovinist.
Ai shkroi në Facebook se u prit me “zemër të hapur e mikpritje tradicionale”.
“Gjithë jetën kam me mbajtë kokën lart se jam biri i Nënës Azë. Nëna Azë dëshmore e kombit simbol i sakrificës së heshtur dhe i qëndresës shqiptare brez pas brezi”.
“Sot ishim te dajtë e nënës Aze, në truallin e shenjtë ku ka lindur. Një familje e persekutuar gjatë regjimit shovinist, e shpërngulur me dhunë nga Toplica drejt Kosovës dhe e vendosur në Tërpez të Malishevës. Familje me histori luftërash, sakrifice dhe qëndrese”.
“U pritëm me zemër të hapur e mikpritje tradicionale: unë me djalin Altinin, bashkëluftëtarët Enver Hoti dhe Dardan Krasniqi”, shkroi Brahimaj.