Laert Haxhiut iu gjet celular në qeli, shkarkohet drejtori i Burgut të Drenovës, pezullohet shefi i Policisë - Gazeta Express
string(106) "laert-haxhiut-iu-gjet-celular-ne-qeli-shkarkohet-drejtori-i-burgut-te-drenoves-pezullohet-shefi-i-policise"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 8:09

Laert Haxhiut iu gjet celular në qeli, shkarkohet drejtori i Burgut të Drenovës, pezullohet shefi i Policisë

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 8:09

Një aparat celular i gjetur brenda qelisë së Laert Haxhiut, i njohur si kreu i grupit kriminal të Lushnjës rival me atë të Aldo Bares, ka shkaktuar një tërmet shkarkimesh dhe pezullimesh në Burgun e Drenovës.

Pas zbulimit të telefonit gjatë një kontrolli, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masa të menjëhershme disiplinore: drejtori i institucionit, Fatjon Fasho, është shkarkuar nga detyra, ndërsa shefi i Policisë së Burgut, Sokol Kacoli, është pezulluar. Pritet që ditët në vijim të emërohen pasuesit e tyre.

Laert Haxhiu, i konsideruar i burgosur me rrezikshmëri të lartë dhe i ekstraduar nga Greqia, akuzohet si kreu i një organizate kriminale që dyshohet të ketë kryer të paktën 17 vepra të rënda penale ndër vite në Shqipëri. Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, kanë zbardhur disa nga aktivitetet e grupit dhe po përdoren si prova në procesin gjyqësor që po zhvillohet në GJKKO.

Ndërkohë, SPAK ka nisur hetime të thelluara mbi përmbajtjen e celularit të sekuestruar, duke bashkëpunuar edhe me institucione të tjera. Organi i akuzës synon të zbardhë rrjete komunikimi dhe detaje të tjera që mund të jenë me interes për hetimet që po zhvillohen mbi aktivitetin e grupit kriminal.