Mesfushori i komëbtares shqiptare, Qazim Laçi është shumë afër largimit nga Sparta e Pragës, për t’u transferuar në Turqi.
Sipas mediumit “Takagazete” Sparta e Pragës dhe Rizerspori, janë afër arrritjes së marrëveshjes për transferimin e Laçit. Zyrtarizimi mund të bëhet së shpejti.
Laçi pritet të jetë pjesë shumë e rëndësishme e Rizesporit për edicionin e ardhshëm në Superligën e Turqisë.
29-vjeçari te Sparta e Pragës luan që nga viti 2023.
Me Spartën edicionin e kaluar i zhvilloi 50 ndeshje, duke kontribuuar me katër gola dhe shtatë asistime. Madje, Laçi luajtu edhe në Ligën e Kampionëve me Spartën.
Mesfushori Laçi më herët ka luajtur edhe për Ajaccion dhe Olympiacosin.
Laçi me Kombëtaren e Shqipërisë i ka zhvilluar 40 ndeshje dhe ka katër gola të shënuar./GazetaExpress/