Lacazette mund të jetë zëvendësuesi i Dembeles në Barcelonë - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 23:52

Lacazette mund të jetë zëvendësuesi i Dembeles në Barcelonë

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 23:52

Siç flitej javë më parë, Ousmane Dembele nuk do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën dhe ai tanimë ka vendosur t’i bashkohet sheikëve të Newcastle.

Kjo ka detyruar klubin katalonas të kërkojë alternativa të reja, pasi situata në sulm bëhet edhe më e “zbehtë” me largimin e francezit.

Lexo Edhe:

Sipa Todofichajes, Alexandre Lacazette ka një marrëveshje verbale me Barçën.

Kontaktet me francezin kanë filluar prej muajsh dhe refuzimi i Dembele për të mos rinovuar i ka përshpejtuar ato.

Transferimi i yllit të Arsenal do të përshtatej me nevojat ekonomike të Barcelonës, pasi francezi do të mbërrinte në Camp Nou me kosto zero.