string(86) "lacak-pas-takimit-me-osmanin-folem-per-zgjedhjet-ne-veri-e-takimin-e-fundit-ne-bruksel"

Laçak pas takimit me Osmanin: Folëm për zgjedhjet në veri e takimin e fundit në Bruksel

Lajme

Gazeta Express

01/03/2024 22:45

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me presidenten e Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Express.

Lajçak ka thënë se me Osmanin kanë folur lidhur me zhvillimet e fundit në dialog, për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe për takimin e fundit në Bruksel.

Lexo Edhe:

“Folëm për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që prita në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë.