“Laboratori i Rrjetit Krasniqi”, për dokumente false, Mbretëria e Bashkuar sanksionon 9 kosovarë - Gazeta Express
string(92) "laboratori-i-rrjetit-krasniqi-per-dokumente-false-mbreteria-e-bashkuar-sanksionon-9-kosovare"

Lajme

Gazeta Express

22/10/2025 16:35

“Laboratori i Rrjetit Krasniqi”, për dokumente false, Mbretëria e Bashkuar sanksionon 9 kosovarë

Lajme

Gazeta Express

22/10/2025 16:35

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar sot një dokument, përmes të cilit tregon se ka vendosur në “listë të zezë” një numër personash nga Kosova, për shkak të dyshimit të përfshirjes së tyre në migracion të parregullt, trafikim të personave dhe prodhim të dokumentacioneve të falsifikuara, përfshirë pasaporta e patentëshoferë.

I pari nga Kosova në këtë listë është Granit Avdyli nga qyteti i Ferizajt. Siç njoftohet në dokumentin e publikuar nga Mbretëria e Bashkuar, Sekretari i Shtetit konsideron se ka baza të arsyeshme për të dyshuar se Granit Avdyli është një person i përfshirë sipas Rregulloreve Globale të Sanksioneve për Migracionin e Parregullt dhe Trafikimin e Personave 2025, meqë dyshohet se ai është ose ka qenë i përfshirë në aktivitet përkatës, përkatësisht kontrabandë njerëzish.

“Duke prodhuar dokumente të falsifikuara, ai është përfshirë në lehtësimin e hyrjes së paligjshme në një vend të individëve që nuk janë shtetas të atij vendi ose banorë të përhershëm në të, me qëllim marrjen e ndonjë përfitimi ose përfitimi”, thuhet në dokument.

Në këtë dokument thuhet se Granit Avdyli ka punuar në atë që quhet “Laboratori i Rrjetit Krasniqi”, duke reklamuar dokumente të falsifikuara për shitje.

“Ai është ose ka qenë i përfshirë në një aktivitet përkatës, përkatësisht kontrabandë njerëzish, duke përfituar financiarisht nga hyrja e paligjshme në një vend të individëve që nuk janë shtetas të atij vendi ose banorë të përhershëm në të. Në mënyrë specifike, ai përfitoi nga puna brenda laboratorit të rrjetit KRASNIQI dhe reklamoi dokumente të falsifikuara për shitje për të”, thuhet në dokument.

Sipas këtij publikimi të shtetit britanik “Rrjeti KRASNIQI krijoi një laborator të sofistikuar falsifikimi në Kosovë me pajisje për të prodhuar ose ndryshuar në mënyrë mashtruese pasaporta, karta identifikimi dhe patenta drejtimi “të vërteta” për mbi 50 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar”, tregon dokumenti.

Personi i dytë që është përfshirë në këtë listë është Sami Krasniqi nga Fushë Kosova.

Gjithashtu në këtë dokument janë listuar emrat e Shkëmbim Emërllahut nga Prishtina, Endrit Emërllahut  po ashtu nga Prishtina,

Listës së personave të sanksionuar i shtohen edhe Flamur Krasniqi, Burim Krasniqi, Valon Krasniqi, Arif Krasniqi dhe Nexhmije Selmani nga Fushë Kosova.

Në përshkrimin e vendosur nga Qeveria britanike, Flamur Krasniqi “është, ose ka qenë, i përfshirë në një aktivitet të rëndësishëm, konkretisht trafikim të personave”.

Sipas këtij dokumenti, thuhet se duke prodhuar dokumente të falsifikuara, ai ka ndihmuar në lehtësimin e hyrjes së paligjshme në një shtet të individëve që nuk janë shtetas të asaj shteti ose banorë të përhershëm të tij, me qëllim që të sigurojnë ndonjë përfitim.

“Konkretisht, ai ka lehtësuar trafikimin e personave si anëtar i rrjetit KRASNIQI. Rrjeti KRASNIQI krijoi një laborator të sofistikuar falsifikimi në Kosovë, me pajisje për prodhimin e pasaportave, kartave të identitetit dhe patentave të drejtimit të falsifikuara ose të ndryshuara në mënyrë mashtruese për mbi 50 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në dokument.

Përveç kësaj, thuhet se i njejti është, ose ka qenë, i përfshirë në një aktivitet të rëndësishëm, konkretisht trafikim të personave, duke përfituar financiarisht nga hyrja e paligjshme në një shtet e individëve që nuk janë shtetas të asaj shteti ose banorë të përhershëm të tij.

“ Konkretisht, ai ka përfituar financiarisht nga trafikimi i personave si anëtar i rrjetit KRASNIQI. Rrjeti KRASNIQI krijoi një laborator të sofistikuar falsifikimi në Kosovë, me pajisje për prodhimin e pasaportave, kartave të identitetit dhe patentave të drejtimit të falsifikuara ose të ndryshuara në mënyrë mashtruese për mbi 50 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar”, thekson dokumenti.

Arsyetimi është i njejtë edhe për Burim Krasniqin, Valon Krasniqin, dhe Arif Krasniqin.

Derisa për Nexhmija Selmanin thuhet se ajo poashtu është e përfshirë në aktivitete të trafikimit të personave.

“Duke prodhuar dokumente të falsifikuara, ajo ka ndihmuar në lehtësimin e hyrjes së paligjshme në një shtet të individëve që nuk janë shtetas të atij shteti ose banorë të përhershëm në të, me qëllim përfitimi apo fitimi personal. Më konkretisht, ajo ka gjetur ambiente dhe pajisje për falsifikimin e dokumenteve dhe ka organizuar një kontratë për marrjen me qira të ambienteve për rrjetin KRASNIQI. Ky rrjet ka krijuar një laborator të sofistikuar falsifikimi në Kosovë, me pajisje për të prodhuar pasaporta, karta identiteti dhe patenta të drejtimit të rreme ose të ndryshuara në mënyrë mashtruese, për mbi 50 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në dokument.

Për Mbretërinë e Bashkuar, Nexhmije Selmani është, ose ka qenë, e përfshirë në një aktivitet të rëndësishëm, konkretisht në trafikim të personave, duke përfituar financiarisht nga hyrja e paligjshme në një shtet e individëve që nuk janë shtetas të atij shteti ose banorë të përhershëm në të. Më saktë, ajo ka përfituar financiarisht duke gjetur ambientet dhe pajisjet për falsifikim dokumentesh, si dhe duke organizuar kontratën e qirasë për ambientet, në shërbim të rrjetit KRASNIQI”.

Në faqen e Qeverisë britanike janë dhënë edhe informacione të detajuara për secilin:

Rrjeti Krasniqi

Një grup i strukturuar kriminal me bazë në Kosovë, i cili është përgjegjës për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe shpërndarjen e tyre për grupe të tjera kriminale. Ky grup ka prodhuar pasaporta, karta identiteti dhe patenta të drejtimit të falsifikuara për mbi 50 vende, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur një laborator të sofistikuar falsifikimi.

Anëtarët e identifikuar të këtij rrjeti përfshijnë:

  • Burim Krasniqi, udhëheqësi i rrjetit Krasniqi.
  • Arif Krasniqi, ndërmjetës i grupit që siguronte klientë për shërbimet e tyre.
  • Flamur Krasniqi, anëtar i grupit, i cili është kapur në posedim të dokumenteve të falsifikuara.
  • Valon Krasniqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
  • Sami Duriqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
  • Granit Avdyli, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve dhe në reklamimin e shërbimeve të grupit.
  • Nexhmije Selmani, ka siguruar ambientet e përdorura nga grupi për falsifikimin e dokumenteve dhe është përfshirë në sigurimin e pajisjeve për falsifikim.
  • Endrit Ermellahu, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
  • Shkembim Ermellahu, anëtar i grupit, i kapur në posedim të dokumenteve të falsifikuara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement