Labinot Tahiri revoltohet pse u ndalua muzika pas orës 21, thotë se Armend Zemaj ia ka... - Gazeta Express
string(85) "labinot-tahiri-revoltohet-pse-u-ndalua-muzika-pas-ores-21-thote-se-armend-zemaj-ia-ka"

Labinot Tahiri revoltohet pse u ndalua muzika pas orës 21, thotë se Armend Zemaj ia ka…

Gazeta Express

27/09/2020 13:32

Përmes një shkrimi në Facebook, këngëtari Labinot Tahiri është drejtuar me fjalë fyese ndaj ministrit të Shëndetësisë. Armend Zemaj.

Duket se as vetë Labi nuk i ka besuar teorisë së tij se “s’ka virus”, pasi tani po thotë se “virusi është zhdukur”.

Lexo Edhe:

 Megjithatë, në statusin e tij në Facebook, Tahiri i është drejtuar zemajt me fjalë fyese, duke e quajtur edhe “ministër i çiftelisë e defave”.

“Dmth VIRUSI ËSHTË ZHDUKUR dhe sëbashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë!  Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!! Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..!”, ka shkruar Tahiri.

Krejt këto komente Tahiri i ka bërë pasi Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr ngas Armend Zemaj, në masat e reja anti-covid, ka zgjatur orarin e lokaleve të gastronomisë, por ka marrë vendimin që muzika në këtë lokale të ndalet në orën 21:00.

Ministri historik që ja ka q… nanën artit e kulturës në Kosovë! Dmth VIRUSI ËSHTË ZHDUKUR dhe sëbashku me të është…

Publiée par Labinot Tahiri sur Dimanche 27 septembre 2020