Labinot Tahiri dhuron 5 mijë euro për studentët - Gazeta Express

Labinot Tahiri dhuron 5 mijë euro për studentët

Lajme

Gazeta Express

21/05/2020 11:32

Këngëtari Labinot Tahiri u ka dalë në mbrojtje studentëve duke iu ndihmuar financiarisht.

Labi njihet për bamirësinë e tij duke ndërtuar shtëpi për të varfër, por kësaj radhe ka shprehur dëshirën t’u ndihmojë edhe studentëve.

Studentët kanë kërkuar të lirohen nga të gjitha pagesat gjatë periudhës së pandemisë, me një postim në rrjete sociale, Labi tregoi se i ka dhuruar 5 mijë euro.

“PËRSHËNDETJE TË DASHUR STUDENTË!

Këtu ku nuk ka lajme të mira për ti dëgjuar, po mundohem të jap pak shpresë dhe miresi për njerëzit tanë që tê duket si lajm i mirë! Eh Kosova!!! Sot, kemi vendosur që ti ndajmê për ju të dashur studentë 5000€ Jam pro që të lirohen nga të gjitha pagesat që kêrkojnë studentët. Personalisht kaq kam mundesi të bëjë pêr ju, ku besoj se për 200 studentë, pêr nga një semestër nëse nuk jam gabim do të dalin këto para. Të paktën do të hiqet barra e pagesës nga FONDACIONI YNË “LABINOT TAHIRI” Mendoj se do të shkojnë në vendin e duhur për ata me raste sociale! Do të ju pêrkrahi edhe në të ardhmen. Uroj të keni krenari dhe dashuri për vendin!Me dashuri, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, shkruan Labi në postimin e tij.