Këngëtari Labinot Rexha është futur në Big Brother VIP Kosova 4 pas televotimit nga publiku në Prime-n e tretë.
Rexha ka kërkuar për një kohë të gjatë që të futet në shtëpinë më të madhe në vend. I njëjti para disa jave kishte organizuar edhe një protestë për t’u futur në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.
E kërkesat e tij i mori parasysh Vëllai i Madh, duke e hapur sonte një televotim për publikun se a dëshiron që këngëtari të jetë pjesë e BBKV4. /Klankosova.tv