Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka reaguar pas masave të Qeverisë që të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 05:00, duke thënë se virusi nuk njeh kohë, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka pyetur nëse virusi prek vetëm gjatë natës.
“Ja mshelne krejt, ja mos bani hajgare me popullatë more se i lujtet njerezit sa njeri ka biznese e nio jeni ne gjendje me ju dal Zot, se Virusi nuk njeh kohë mesnatë apo ditë o hipokritë!!!!”, ka shkruar Tahiri.