string(92) "labi-lavedron-punen-e-artisteve-qe-po-ndihmojne-per-shqiperine-vecon-mozzik-un-me-keto-fjale"

Gazeta Express

28/11/2019 17:07

Labi lavëdron punën e artistëve që po ndihmojnë për Shqipërinë, veçon Mozzik-un me këto fjalë

Gazeta Express

28/11/2019 17:07

Labinot Tahiri ka disa fjalë për aritstët që po japin ndihmë në Shqipëri.

Ai edhe kësaj radhe është mobilizuar për t’i ndihmuar banorët e Shqipërisë.

Përmes një statusi, ai ka lëvduar Mozzikun dhe këngëtarët e tjerë që po bëjnë punë vullnetare në Shqipëri.

Madje, Labi bën thirrje që kështu të bashkuar të kontribojnë edhe për rastet e të sëmurëve me kancer e leokemi.

Bravo Mozzik për punën që po bën edhe pse shumë herë më ke ndihmuar në raste të ndryshme, derisa edhe sot po e tregon vetën në bamirësi. Bravo për shumë këngëtarë të estradës që po bëjnë punën vullnetare e nuk po ndalen. Kështu kam dashur të ju shoh si sot, por, uroj që edhe nesër të vazhdojmë si sot, se në Kosovë e rrethinë, kemi me qindra raste me kancer e leukemi dhe ju duhet sërish ndihmë fëmijëve e të rriturve! Pra mos u ndalni kontriboni, dhuroni se në fund e kuptoni se jeta e tjetrit është e shejtë po aq sa e juaja. Bashkimi i duarve sjell mirësinë që e do ZOTI. Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, janë fjalët e Labit.