Gjatë diskutimit në studio për zhvillimet e fundit në Big Brother VIP Kosova, teksa po analizohej loja brenda shtëpisë dhe zgjedhja e finalistit të dytë në prime-in e sontëm, në emision u lajmërua papritur Labinot Rexha.
Ai reagoi përmes një mesazhi, duke komentuar edhe lojën e Elijonës.
“Eljona s’ka qenë asnjëherë lojtare aty brenda dhe s’ka pas guxim me lujtë vet”, shkroi Rexha.
Tutje ai vazhdon të thotë se të vetmit fitues sipas tij në këtë edicion kanë qenë Labinot Rexha dhe Alba.
“Ejlona pa lojë të qartë, Londrimi “qupa qupa. Klodi lojë me vajza. Ndërkohë, shumëçka u ndje sikur ishte e dirigjuar. U pa qartë që Alba dhe Labi u shtynë drejt largimit. Por një gjë s’e harroni: Kur publiku e don dikë, asnjë produksion nuk e fshin dot. Respekt për secilin, por e vërteta mbetet e vërtetë”, shkroi Labinot Rexha.
Për më shumë informacione ndiqni videon nga diskutimi në T7, video KËTU