La punën si gazetare, njihuni me influenceren që fiton 4 milionë dollarë në vit duke vlerësuar supermakina - Gazeta Express
string(105) "la-punen-si-gazetare-njihuni-me-influenceren-qe-fiton-4-milione-dollare-ne-vit-duke-vleresuar-supermakina"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2021 12:33

La punën si gazetare, njihuni me influenceren që fiton 4 milionë dollarë në vit duke vlerësuar supermakina

Lajme

Gazeta Express

25/06/2021 12:33

Një gazetare australiane, e cila e la punën e saj si prezantuese në radio për të dhënë vlerësime mbi makinat luksoze në Instagram, fiton më shumë se 4 milionë dollarë në vit nga postimet në këtë rrjet social.

Alex Hirschi u largua nga Kuinslendi për në Dubai, në vitin 2008, ku prezantoi një emision radiofonik mbi makinat për 5 vite, përpara se të niste karrierën në rrjetet sociale si “Bjondja e supermakinave”.

Lexo Edhe:

34-vjeçarja sot është “makinfluencerja” më e suksesshme e botës, me 14,3 milionë ndjekës, dhe faqja Leasing Options llogarit se ajo fiton rreth 4 milionë dollarë çdo vit falë marrëveshjeve me markat e mëdha të automobilëve.

Hirschi i ka të mbushura rrjetet sociale me fotografi ku ajo pozon pranë makinave më luksoze në qarkullim, si Ferrari, Aston Martin apo Pagani.

Videoja e saj më e pëlqyer në TikTok është e dhjetorit 2020, kur Hirschi teston makinën-koncept të Rolls Royce, 103X, një makinë elektrike që ecën vetë dhe nuk ka timon.