Me datë 17 maj, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, grupi ‘La Chica’ do të përformoj
para publikut në kuadër të edicionit e sivjetmë të FemArt.
La Chica do të sjellë në FemArt temperamentin dhe entuziazmin shpirtëror
venezuelas, të përzier me ndikimin multikulturor, urban dhe modern parisien.
Në muzikën e saj ndërthuren zhanret e ndryshme si pop, hip-hop, ritëm dhe
bluz, muzikë latine, muzikë afro-karaibe dhe ndikimi i muzikës klasike të
Debussy-t që vjen në tri gjuhë; spanjisht, frëngjisht dhe anglisht.
La Chica do të ndriçojë natën dhe shpirtrat tanë në FemArt me energjinë, zërin dhe talentin e saj të veçantë në piano dhe tastierë.