“Ky s'ka kurrfarë lidhje me shtetin e Kosovës, se din as sa është tatimi në pronë e faturat”, Olluri thotë se Kurti merret veç me matematika personale - Gazeta Express
string(145) "ky-ska-kurrfare-lidhje-me-shtetin-e-kosoves-se-din-as-sa-eshte-tatimi-ne-prone-e-faturat-olluri-thote-se-kurti-merret-vec-me-matematika-personale"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 21:22

“Ky s’ka kurrfarë lidhje me shtetin e Kosovës, se din as sa është tatimi në pronë e faturat”, Olluri thotë se Kurti merret veç me matematika personale

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 21:22

Gazetari Parim Olluri the se deklarata e Kurtit referuar opozitës si “nomad”, është e pavend. Sipas tij, Kurti merret vetëm me fatin e tij personal.

“Merret me matematikat e tij personale”, tha Olluri për Kurtin.

“Opozita nuk e ka obligim me ja votu as kryekuvendarin as kryeministrin. Nomad dihet kush është në politikën kosovare, familja e tij që nuk jetojnë e nuk shkollohen në Kosovë. Pra ky (Kurti), ka banesë në Norvegji, e blerë nga bashkëshortja e tij…Ky nuk ka kurfarë lidhje me shtetin e Kosovës. Nuk e din as sa është tatimi në pronë, as sa i bahet fatura e rrymës bashkëshortes e vajzës së tij në Norvegji. Nuk e din as çfarë probleme ka sistemi arsimor fillor në Kosovë, sepse vajza e tij nuk shkollohet këtu”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.