string(87) "banka-qendrore-e-spanjes-ka-konfirmuar-se-nuk-hiqet-nga-qarkullimi-kartemonedha-50-euro"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 6:54

Banka Qendrore e Spanjës ka konfirmuar se nuk hiqet nga qarkullimi kartëmonedha 50 euro

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 6:54

Interneti ka shpërthyer me pretendimet se Spanja po heq dorë nga kartëmonedha 50 euro. Thuhet se ditët e kartëmonedhës janë të numëruara pasi ajo do të tërhiqet në prill dhe se nuk ka kthim prapa.

Megjithatë, pretendimet nuk janë të vërteta: Banka Qendrore e Spanjës ka konfirmuar se nuk ka urdhëruar tërheqjen e asnjë kartëmonedhe, se të gjitha kartëmonedhat mund të vazhdojnë të përdoren si zakonisht dhe se asnjëra prej tyre nuk do të humbasë vlerën e tyre, shkruan euronews Bëhet e ditur se pretendime të ngjashme të rreme kanë bërë xhiron edhe në Itali, veçanërisht duke pretenduar se Banka Qendrore Evropiane (BQE) po ndalon kartëmonedhat 50 euro në prill, si pjesë e një strategjie për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Megjithatë, verifikuesit italianë të fakteve i kanë hedhur poshtë tashmë këto thashetheme, duke deklaruar se as BQE dhe as Banka e Italisë nuk kanë marrë ndonjë vendim të tillë. Ndryshe, thashethemet për tërheqjen e kartëmonedhave ushqehen me një narrativë gjithëpërfshirëse dezinformative se vendet evropiane po përpiqen të heqin dorë nga paratë e gatshme dhe ta zëvendësojnë atë me një euro digjitale. Disa pretendojnë se duke vepruar kështu do t’ua dorëzojë autoriteteve kontrollin mbi paratë e qytetarëve, duke i lejuar ata të bllokojnë transaksionet dhe të kenë një rol më të madh mbi shpenzimet e njerëzve. Megjithatë, BQE dhe bankat e tjera qendrore në Evropë kanë siguruar vazhdimisht se çdo monedhë digjitale do të plotësonte paratë e gatshme, jo ta zëvendësonte atë.