Ky shtet e njeh 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës - Gazeta Express
string(60) "ky-shtet-e-njeh-17-shkurtin-si-diten-e-pavaresise-se-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

14/02/2024 7:07

Ky shtet e njeh 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Lajme

Gazeta Express

14/02/2024 7:07

Shteti i Michiganit ka njohur zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kjo u bë e ditur nga, Guvernatorja e shtetit, Gretchen Whitmer.

Në vendim thuhet se shteti i Michiganit ka kënaqësinë t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve anembanë Miçiganit për të njohur 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës;

“Më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës, e shtyrë nga përkushtimi i palëkundur ndaj parimeve demokratike, shpalli pavarësinë e saj nga Serbia, duke forcuar daljen e Kosovës si një komb i lirë dhe vetëqeverisës; dhe, duke qenë se Kosova vazhdon të ruajë vlerat e sovranitetit dhe vetëvendosjes, shpallja e pavarësisë së Kosovës nënvizoi përkushtimin e saj ndaj idealeve demokratike, duke afirmuar statusin e saj si një demokraci e lulëzuar në komunitetin global”, thuhet në vendim.

Tutje, thuhet se ende sot, banorët shqiptaro-amerikanë të Michiganit vazhdojnë të sjellin kulturën dhe traditën e tyre të pasur, teksa lulëzojnë kudo që banojnë, duke qenë anëtarë ndihmës të komunitetit, pronarë biznesi që punojnë shumë dhe profesionistë të përkushtuar.