Ky pritet të jetë çmimi më i lirë i iPhone 12 - Gazeta Express
string(47) "ky-pritet-te-jete-cmimi-me-i-lire-i-iphone-12-2"

Gazeta Express

01/07/2020 7:22

Ky pritet të jetë çmimi më i lirë i iPhone 12

Gazeta Express

01/07/2020 7:22

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, raportohet se do të lansojë disa iPhonë të rinj këtë vit.

Për dallim nga viti i kaluar ku janë lansuar tri modele, këtë vit mund të presim lansimin e katër modeleve, shkruan ubergizmo. Në dispozicion do të jetë modeli bazë, i pasuar nga modelet e avancuara.

Lexo Edhe:

Derisa së fundmi po flitet për rrjetin 5G, nuk pritet që të jetë në dispozicion për tërë linjën e re të iPhonëve.

Sipas një postimi në Twitter nga @omegaleaks, modeli iPhone 12 4G pritet të jetë relativisht i përballueshëm, transmeton Koha. Në postim, thuhet se modeli 4G do të ketë çmim prej 549 dollarësh, kështu duke u bërë iPhone më i lirë i serisë së re.

iPhone 12 bazë, po ashtu, pritet të vazhdojë të përdorë ekranin LCD si dhe procesor A14, të cilin do ta kenë edhe modelet tjera në seri.

Apple, në fakt, ka shënuar sukses me iPhonët e rinj me çmim më të ulët, sikur iPhone XR dhe iPhone 11. Me çmim potencialisht të ulët, iPhone 12 bazë ka gjasë të shënojë sukses po ashtu.