Ky njeri thotë se festoi ditëlindjen e 123-të - Gazeta Express
string(45) "ky-njeri-thote-se-festoi-ditelindjen-e-123-te"

Ky njeri thotë se festoi ditëlindjen e 123-të

Fun

Gazeta Express

07/02/2024 21:49

Personi i konsideruar si më i vjetri në botë ka festuar ditëlindjen e tij të 123-të.

Andrelino Vieira da Silva lindi në vitin 1901 në Firminopolis të Brazilit. Gjatë gjithë jetës së tij, ai ka parë dy luftëra botërore, revolucione të panumërta, regjime që shemben dhe ngrihen, të paktën katër pandemi dhe shumë ngjarje të tjera që kanë shënuar histori. Ditët e 123-vjetorit, i moshuari po i kalon në Aparecida de Goiania të Brazilit.

Lexo Edhe:

Në moshën 123-vjeçare, ai mund të jetë personi më i vjetër i gjallë dhe thotë se ka edhe dokumente për ta vërtetuar këtë. Me gruan e tij, e cila nuk jeton më, pati 7 fëmijë dhe vetëm 2 prej tyre janë gjallë. Gjithashtu, ai ka 13 nipër dhe mbesa, si dhe 16 stërnipër e mbesa.

Njëra nga mbesat e tij, Janaina Lemes de Souza, tha për mediat lokale: Ai është mirë, gjithçka është mirë. Është një kënaqësi e madhe që ai është mes nesh. Ajo shtoi se njerëzit shpesh i kërkojnë një selfie një rrugë 123-vjeçarit, teksa shton se gjyshi i saj nuk ngurron kurrë që të jua plotësojë dëshirën kalimtarëve./tvklan.al