Ky mund të jetë kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës - Gazeta Express
string(55) "ky-mund-te-jete-kandidati-i-aak-se-per-kryetar-te-pejes"

Gazeta Express

28/10/2020 9:02

Ky mund të jetë kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës

Gazeta Express

28/10/2020 9:02

Arber Grabovci, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga radhët e AAK-së, ka folur për zgjedhjet e brendshme që do të mbahen në këtë subjekt politik në Degën e Pejës.

Grabovci në Klan Kosova ka bërë të ditur se është kandidat brenda AAK-së për ta përfaqësuar këtë subjekt në zgjedhjet lokale të Pejës.

Lexo Edhe:

“Fillet e para të politikës i kam të hershme që nga themelimi i AAK-së në Pejë. Menjëherë pas luftës jemi munduar që të punojmë dhe ta përmirësojmë situatën aty”.

“Unë dhe disa kolegë të mi, jemi kandidatë brenda degës. Procesi zgjedhor është duke vazhduar, po besoj se brenda javës së ardhshme do të kemi emrin e kandidatit nga AAK-ja për kryetar Komune në Pejë”, ka thënë Grabovci.