Ky lëndim i heshtur po bën miliona njerëz të ndihen të lodhur dhe të shqetësuar - Gazeta Express

Ky lëndim i heshtur po bën miliona njerëz të ndihen të lodhur dhe të shqetësuar

Shneta

Gazeta Express

25/06/2020 13:14

“Shumica e pacientëve të cilët i shoh me lodhje, ankth dhe probleme me kujtesën kanë pasur një lëndim të kokës dikur”, thotë neurologu nga Johns Hopkins, Matthew Peter.

Deri në 80 për qind të grave me lëndime të vogla mund të kenë simptoma afatgjata, thotë Daniel Amen, autor i ‘The End of Mental Illnes’.

“Njerëzit diagnostikohen me depresion, kur ka një lëndim fizik që nuk shërohet”, thotë ai.

Personat mbi 40 vjeç me një tronditje të lehtë kanë më shumë të ngjarë të shfaqin simptoma më vonë, nëse truri i tyre nuk shërohet përfundimisht, thonë shkencëtarët në arkivin e rehabilitimit fizik dhe mjekësor.

Doktor Peter përshkruan tre mundësi lëndimesh: “Dëmtimet me simptoma që kalojnë brenda disa javësh, njerëz që mendojnë se kanë pasur një dëmtim të butë, por simptomat fillojnë dhe nuk ikin dhe ato dëmtime ku simptomat largohen, por pasojat vërehen më vonë”.

Në secilin rast, krijimi i një ambienti shërues mund të eliminojë simptomat, madje edhe vite më vonë. Mjeku juaj mund të kryejë teste për të diagnostikuar lëndimet, por ato testime nuk janë përfundimtare.

Nëse dyshoni për një lëndim të kokës, këto hapa mund ta ndihmojnë atë të shërohet, pavarësisht se kur ndodhi.

Konsumoni vitaminë B

Konsumoni vaj peshku

Pushoni disa ditë