Lamine Yamal nuk e ka pritur aspak mirë faktin se Topin e Artë e fitoi dikush tjetër, e jo ai.
Reagimi i yllit të ri të Barcelonës në momentin kur u kumtua vendimi se këtë trofe do ta fitonte Ousmane Dembele, është bërë viral në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, 18-vjeçari kishte shpresa që do të ishte ai fituesi i çmimit më prestigjioz individual, ndërsa u desh të kënaqej me “Trofeo Kopa”, si lojtari më i mirë i ri në botë, të cilin e kishte fituar edhe vitin e kaluar.
E kur legjenda braziliane Ronaldinho e tha emrin e Dembeles si fitues të Topit të Artë, fytyra e super-talentit spanjoll u prish dhe u pa se ishte i nervozuar dhe i mërzitur, në gala mbrëmjen e mbajtur mbrëmë në “Théâtre du Châtelet” në Paris të Francës.
Për më tepër këtë skenë mund ta shihni në videon më poshtë. /Gazeta Express
OUSMANE YOU DID IT! #ballondor pic.twitter.com/0eiclvXuXN
— Ballon d'Or (@ballondor) September 22, 2025