Universiteti Karolonska në Suedi me anë të një studimi të fundit, ka arritur në përfundim se ekziston një lloj i gjakut, i cili është më rezistues ndaj kancerit, si dhe atij që është më i ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje.
Kështu, sipas studimit të fundit, njerëzit, të cilët kanë grupin B të gjakut kanë shansin më të ulët për të marrë kancer, ndërsa personat me grupin A të gjakut kanë një shans më të ulët të preken nga këto sëmundje malinje.
Në këtë studim janë analizuar informacionet dhe të dhënat nga disa mijëra njerëz nga gjithë bota, mbi moshën 25- vjeç.
Kanceri i stomakut- njerëzit me grupin 0 të gjakut, janë më pak të rrezikuar nga kanceri i stomakut, në krahasim me ata, të cilët e kanë grupin A të gjakut, e të cilët janë shumë më të rrezikuar të preken nga ky lloj kanceri.
Shkencëtarët thonë se ky studim nuk vlen për personat, të cilët konsumojnë alkool dhe cigare, pasiqë rreziku tek këta njerëz është shumë më i shtuar. /Express