string(58) "ky-eshte-tuneli-qe-shkurton-rrugen-tirane-sarande-ne-3-ore"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2021 21:08

Ky është tuneli që shkurton rrugën Tiranë-Sarandë në 3 orë

Lajme

Gazeta Express

04/07/2021 21:08

Puna vijon për ndërtimin e tunelit të Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton në 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.

Kështu është njoftuar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anilda Denaj, përmes një postimi në median sociale Twitter, të shtunën e 3 qershorit.

Tre ditë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informoi se gjysma e punimeve për ndërtimin e tunelit të Skërficës ka përfunduar, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch. Sipas njoftimit të ARRSH-së, Tuneli i Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi 1.3 kilometra. Gjithashtu shoqërohet edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 metër, “duke përmbushur kështu të gjitha kushtet e sigurisë”.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau disa pamje nga ndërtimi i këtij tuneli që pritet të shkurtojë udhëtimin Tiranë- Sarandë për tri orë kohë.

aaaaa