Ky është taksisti që u arrestua se e transportoi të dyshuarin për vrasjen e policit në Serbi - Gazeta Express
string(92) "ky-eshte-taksisti-qe-u-arrestua-se-e-transportoi-te-dyshuarin-per-vrasjen-e-policit-ne-serbi"

Ky është taksisti që u arrestua se e transportoi të dyshuarin për vrasjen e policit në Serbi

Lajme

Gazeta Express

18/07/2024 23:38

Në Loznicë të Serbisë një person ka vrarë një polic dhe e ka plagosur një tjetër.

Për këtë është arrestuar, taksisti Mithat Hadziç i cili ka transportuar personin e dyshuar.

Lexo Edhe:

Siç ka raportuar  Sandzak Danas banorët e Tutinit janë shprehur të tronditur nga lajmi se bashkëqytetari i tyre Mithat Haxhiq ka transportuar të dyshuarin për vrasjen e policit. Ata që e njohin thonë se nuk dukej si kriminel, por e vetmja e keqe që kanë dëgjuar për të ishte se transportonte emigrantë nga Tutini drejt pikave kufitare.

“Nuk dukej si një kriminel, e vetmja gjë e keqe që kemi dëgjuar për të është se transportonte migrantë nga Tutini në pikën kufitare,” ka thënë njëri nga banorët.

“Mendoj se ishte vetëm në vendin e gabuar, megjithatë hetimi do të tregojë nëse ishte i përfshirë. Sipas asaj që ne e njohim, mendoj se nuk e dinte. Me siguri donte të fitonte para, taksistët këtu shpesh bëjnë udhëtime të gjata. Ato udhëtime kushtojnë disa qindra euro”, vazhdon rrëfimi i këtij qytetari që e përcjellin mediat serbe.

Për këtë rast në Serbi si të dyshuar fillimisht e kanë përmendur Artan Hajrizin pasi dokumente të tij janë gjerur në vendngjarje. Më pas si i dyshuar është apostrofuar Faton Hajrizi.

Ky i fundit është i arratisur nga njëri prej burgjeve ku ndodhej në Kosovë dhe po kërkohet nga autoritetet e Kosovës.

Ndërkohë, ka pasur tentativë që vrasja e policit serb të politizohet nga Ivica Daçiq, ministër i Brendshëm i Serbisë.

Të enjten, në emisionin “Pressing” të T7, është lajmëruar përmes telefonit Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit i cili e ka pranuar që vëllai i tij ka qenë në vendin ku banon dhe ia ka marrë dokumentet derisa ka mohuar çfarëdo  përfshirje. /Gazeta Express