Ky është shqiptari që u ekzekutua në Medelin të Kolumbisë - Gazeta Express
string(57) "ky-eshte-shqiptari-qe-u-ekzekutua-ne-medelin-te-kolumbise"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 14:15

Ky është shqiptari që u ekzekutua në Medelin të Kolumbisë

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 14:15

Personi në foto është Artur Tushi, 41-vjeçari me origjinë nga Lezha i cili u ekzekutua në Kolumbi.

Sipas dëshmitarëve, një motoçikletë fillimisht iu afrua viktimës e pyetën për emrin më pas e qëlluan për vdekje.

“Ata dyshohet se kërkuan vetëm emrin e personit dhe, kur e konfirmuan emrin e tij, shkuan në vendin ku e kryen aktin”, tha një dëshmitar.

Në të njëjtin ngjarje, një grua 77-vjeçare mbeti e plagosur. Nuk është ende e qartë nëse e moshuara ishte me viktimën apo kalimtare e rastit.

Vrasja me pagesë ndodhi pasditen e së dielës një rrugën El Poblado, ngjitur me qendrën tregtare Santa Fe, në Medellín.

Vrasësi i dyshuar, një shtetas venezuelian, i cili mbërriti në vendgjarje me motoçikletë, u kap në komunën e Bello-s, në veri të Luginës së Aburrá-s.

Policia kolumbiane sekuestroi si motoçikletën ashtu edhe arma e zjarrit e përdorur për të kryer vrasjen.