Ky është reagimi i Ballkanit pas fitores së madhe në Shkup - Gazeta Express
string(58) "ky-eshte-reagimi-i-ballkanit-pas-fitores-se-madhe-ne-shkup"

Ky është reagimi i Ballkanit pas fitores së madhe në Shkup

Futboll

Gazeta Express

18/08/2022 23:33

Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Shkupit me rezultat 1:2, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës.

Suharekasit treguan performancë të lartë dhe fituan ndeshjen e parë, çka i afron edhe më shumë drejt kualifikimit në fazën e grupeve.

Lexo Edhe:

Përkundër disavantazhit, Ballkani tregoi fytyrën e kampionit dhe arriti të përmbyste rezultatin për të marrë një fitore të madhe në Shkup.

Pas fitores së madhe, ka ardhur edhe reagimi nga klubi suharekas.

“Fituam me rezultat 1 me 2 në udhëtim te Shkupi, në ndeshjen e parë të play-off për Ligën e Konferencës. Një gol i Albion Rrahmanit dhe një i Meriton Korenicës na bëjnë që pas një jave ta presim Shkupin me epërsi në shtëpi, në lojën kthyese”, ishte reagimi i tyre.