Gjuha 12 centimetërshe e një qeni nga
Luiziana e ShBA-së është certifikuar zyrtarisht si më e gjata në botë nga
Rekordet Botërore Guinness.
Zoey-t, një përzierje labrador/bari gjerman,
iu dha rekordi për gjuhën më të gjatë në një qen të gjallë, pasi një veteriner
mati nga maja e feçkës deri në majë të gjuhës.
Pronarët e qenit, banorët e Metairie, Sadie
dhe Drew Williams, thanë se e morën qenin kur ai ishte vetëm 6 javësh dhe
pothuajse menjëherë vunë re gjuhën e tij jashtëzakonisht të gjatë.
“Qeni ka një gjuhë të madhe në krahasim me
trupin e tij”, tha Sadie Williams për Guinness World Records, transmeton Klan
Kosova.