Ky është prifti katolik që gjatë luftës rrahu kambanën për t’ua kujtuar myslimanëve kohën e iftarit - Gazeta Express
string(98) "ky-eshte-prifti-katolik-qe-gjate-luftes-rrahu-kembanen-per-tua-kujtuar-myslimaneve-kohen-e-iftarit"

Gazeta Express

24/01/2020 13:54

Ky është prifti katolik që gjatë luftës rrahu kambanën për t’ua kujtuar myslimanëve kohën e iftarit

Gazeta Express

24/01/2020 13:54

Çfarë është kjo kambanë në ketë interval kohor të pazakontë, kishte pyetur priftin një përfaqësues ndërkombëtar? Po bie në shenjë respekti që tregohet ndaj vëllezërve shqiptarë të besimit mysliman, që janë të strehuar nëpër familje të famullisë, se është koha për të shtruar sofrën e Iftarit, i ishte përgjigjur Don Kelmend Spaqi me shumë butësi.

Prifti katolik, Don Kelmend Spaqi, famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan, gjatë kohës së luftës së viteve 1998-98, rrahu kambanat për t’u treguar myslimanëve të strehuar në familjet e fshatrave Gllogjan, Nepole, Llugagji e deri ku jehonin tingujt, se është koha e iftarit për ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit. Për një përfaqësues ndërkombëtar që ishte për vizitë në zyrën e famullitarit, tingujt e kambanës në atë kohë krijuan kureshtje, por kur mësoi arsyen kishte mbetur i shtangur nga veprimi dhe kujdesi i një prifti katolik për shqiptarët e besimit mysliman që bëjnë iftarin me kambanat e Kishës.

Lexo Edhe:

Prifti katolik ka treguar se ushtria famëkeqe serbe kishte mbërritur në fshat dhe ai detyrohej që të gjithë fshatarët t’i merrte brenda në kishë për t’i mbrojtur nga vrasjet dhe përdhunimet. Madje, Don Spaqi rrëfen se disa herë serbët kishin tentuar të futeshin brenda në kishë për t’i vrarë të gjithë, por prifti kishte kërkuar që fillimisht të vritet ai dhe murgeshat e më pas fshatarët.