Ky është premtimi që ia bëri Blero gruas së tij - Gazeta Express
string(47) "ky-eshte-premtimi-qe-ia-beri-blero-gruas-se-tij"

Yjet

Gazeta Express

13/01/2026 0:09

Ky është premtimi që ia bëri Blero gruas së tij

Yjet

Gazeta Express

13/01/2026 0:09

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi – Blero, po i jep fund beqarisë për herë të tretë.

Sonte ai dhe partnerja e tij, Eronita, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Ceremonia e çiftit, ndonëse private, po mbahet në një nga restorantet luksoze në Prishtinë.

E derisa në një moment kur ata po i bënin “premtimet” martesore, spikeri dëgjohet duke i thënë Bleros se “a premton ti që frymën e fundit do ta ndash me Nitën?”

Përgjigja e Bleros ishte:

“100 për qind po”.

Të pranishëm në këtë dasmë kanë qenë miq, familjarë e po ashtu edhe kolegë nga profesioni i tij që e ushtron prej shumë vitesh.

Për Bleron, kjo është martesa e tretë.

Ai ka qenë më parë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë Tarën.

Martesa e dytë e Bleros ka qenë me blogeren që jeton dhe vepron në Zvicër, Afrona Dika.

Raportohet se Blero dhe partnerja e tij e re janë në pritje të një fëmije. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement