Ky është plani i Barçës për ta rikthyer Messin - Gazeta Express
string(46) "ky-eshte-plani-i-barces-per-ta-rikthyer-messin"

Futboll

Gazeta Express

12/06/2022 13:46

Ky është plani i Barçës për ta rikthyer Messin

Futboll

Gazeta Express

12/06/2022 13:46

Barcelona është duke e menduar mënyrën e rikthimit të Lionel Messit në gjirin  saj.

Ylli argjentinas iu bashkua vjet Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me gjigantin francez.

Dhe, katalunasit duan të presin deri verën tjetër dhe ta rikthejnë legjendën e tyre në “Camp Nou”, shkruan “ESPN”, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri Xavi Hernandez konsideron se 34 vjeçari mund të kryejë ende punë në Spanjë, nëse vendos të rikthehet në verën e vitit 2023, kur do të jetë lojtar i lirë prapë.

Ndërkohë, për Messin spekulohet se vitin tjetër mund të përfundojë përtej Atlantikut, respektivisht në klubin amerikan Inter Miami, i cili është në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham.

Eksperienca e Messit në PSG nuk ka nisur si duhet dhe të gjithë e presin Messin e vërtet në vitin e tij të dytë në “Parkun e Princave”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement