Ky është partneri në jetën reale i Françeska Muratit - Gazeta Express
string(52) "ky-eshte-partneri-ne-jeten-reale-i-franceska-muratit"

Ky është partneri në jetën reale i Françeska Muratit

Yjet

Gazeta Express

20/05/2024 20:40

Françeska Murati e cila ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother Vip” me eliminimin nga shtëpia më e famshme duket se i është rikthyer normalitet dhe po shijon kohën e humbur me familjen e saj.

Ajo është shfaqur aktive dhe në rrjete sociale ku madje sot ka postuar një foto me djalin e saj Charlie-n.

Por teksa të gjithë kanë shprehur kuriozitetin të shohin portretin e plotë familjar të ish-Miss Londrës nga Shqipëria, në redaksinë tonë sapo ka mbërritur një foto ekskluzive edhe e partnerit të saj, Ergysit.

View this post on Instagram

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Në foto ish-banorja shihet duke pozuar pranë partnerit të saj e buzëqeshur. Murati është treguar e rezervuar në deklarata për familjen ndërsa për herë të parë me partnerin e saj u njohëm përmes një mesazhi audio, si surprizë për të në BBV ku ai i dha kurajo të vazhdonte lojën.