Aktorja e njohur amerikane Megan Fox i dha fund lidhjes me Brian Austin Green pas 10 vitesh martesë.
Deri te ndarja e tyre sipas ish-bashkëshortit erdhi pasi Megan filloi punën jashtë shtetit për një film të ri, por sipas mediave amerikane 34 vjeçarja ka filluar romancë të re me reperin Machine Gun Kelly, i cili poashtu luan me të në filmin e ri.
Këto thashetheme i ka mohuar Brian, duke thënë se distancimi i tyre erdhi si pasojë e largësisë dhe se Megan së fundi nuk ishte vetvetja.
Megan dhe MGK nxitën thashethemet për një romacë pasi ata u panë së bashku duke bërë blerje dhe më pas ata u drejtuan për në shtëpinë e reperit
Megan dhe Brian janë prindër të tre fëmijëve.