Ky është numri i votave që morën Vjosa Osmani, Donika Gervalla e Faton Peci - Gazeta Express

Ky është numri i votave që morën Vjosa Osmani, Donika Gervalla e Faton Peci

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 10:18

Ka përfunduar tashmë numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku nga ora 11:00 KQZ-ja pritet të bëjë certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Nga këto të dhëna GazetaBlic raporton se më e votuara është Vjosa Osmani me 300 mijë vota, derisa nga lista e saj, Donika Gervalla ka marrë 71700 vota, derisa Faton Peci 25300 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur me 14 shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 4 mars 2021, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, thuhet në njofitm.