string(76) "ky-eshte-naim-murseli-gruaja-e-te-cilit-dyshohet-se-u-vra-sonte-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

29/11/2023 23:15

Ky është Naim Murseli gruaja e të cilit dyshohet se u vra sonte në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

29/11/2023 23:15

Sonte në periferi të Prishtinës është vrarë një grua me armë zjarri. Policia ka njoftuar se ajo është gjetur e vdekur në veturë, ku është konstatuar vdekja.

Siç merr vesh Gazeta Express gruaja e vrarë L.M. është bashkëshortja e Naim Murselit keshilltar i ish-Presidentit Behgjet Pacolli. Në media është raportuar se Murseli i ka thënë hetuesve se dikush e ka sulmuar në tentim për ta grabitur. Sipas raportimeve që sjellin fjalët e Murselit, fillimisht grabitësit iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke ua marrë paratë dhe telefonat.

Murseli për shumë vjet është parë si një nga personat e afërt të kreut të AKR’së, ndërkohë që në media është prezantuar dhe cituar si Këshilltar i tij.