Federico Chiesa shkroi sloganin e Liverpool-it “YNWA” në Instagram pasi shënoi golin e tij të parë për “The Reds” dhe mori komplimente nga ish-shoku i tij i skuadrës, Dusan Vlahovic: “Bravo Fenix”, shkroi ai
Chiesa shënoi golin e tij të parë për Liverpool sot në një fitore 4-0 në FA Cup kundër skuadrës së League Two, Accrington Stanley, në Anfield.
Ylli i Italisë festoi golin në rrjetet sociale, duke postuar një foto nga ndeshja e së shtunës. Në postimin e tij më të fundit në Instagram, ish-ylli i Juventusit dhe Fiorentinës shkroi vetëm një fjalë dhe vendosi një emotikon zemre: moton e famshme të Liverpool-it, “You’ll Never Walk Alone” (YNWA).
Postimi i Chiesa-s mori pëlqime dhe komente të shumta, përfshirë një nga babai i tij, Enrico Chiesa, një legjendë e Serie A dhe ish-reprezentues i Italisë.
Dusan Vlahovic, ish-shoku i tij te Juventusi dhe Fiorentina, gjithashtu komentoi postimin, duke iu referuar Chiesa-s me pseudonimin e tij, “Fenix.”

Vlahovic është i dëmtuar dhe mungoi në barazimin 1-1 të Juventusit ndaj Torinos sot.
Pavarësisht golit të parë të Chiesa-s për Liverpool, trajneri i “The Reds,” Arne Slot, nuk e përjashtoi mundësinë që italiani të largohet këtë muaj, duke sugjeruar se nuk mund t’i garantojë Chiesa-s më shumë minuta loje. /GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...