Ky është mëngjesi i Kim Kardashian - Gazeta Express
string(34) "ky-eshte-mengjesi-i-kim-kardashian"

Ky është mëngjesi i Kim Kardashian

Yjet

Gazeta Express

19/07/2022 23:51

Është zbuluar mëngjesi i Kim Kardashian. Ylli thotë se ha një sallatë Acai (manaferra, mjedra dhe boronica) si dhe një filxhan çaji.

“Kjo gjithmonë me bën të lumtur, s’ka rëndësi koha kur e ha”, kështu ka thënë ajo.

Lexo Edhe:

Kim Kardashian është futur në një dietë të rreptë prej që është ndarë nga reperi Kanye West, duke bërë që ajo të këtë formë tepër të mirë.

41 vjeçarja ka treguar për fansat se çfarë konsumon në mëngjes që ajo të këtë një trup kaq të bukur.

Nëna e katër fëmijëve ka thënë se ajo konsumon vetëm fruta dhe sallatë acai për mëngjes që e shoqëron me një çaj të nxehtë.

“Sallata Acai me një çaj të nxehtë më bën të lumtur, pavarësisht kohës gjatë ditës”, ka shkruar ajo në një legjendë.

Sallata Acai kryesisht përbëhet nga mjedrat, manaferrat dhe boronicat që servohen si të përpunuara, por ka raste kur asaj i shtohen pemë tropikale si banane, ananas, portokall, arra, kërpudha apo kivi. /GazetaExpress/