Ky është kundërshtari i radhës i Joshuas, e zbulon promotori i tij - Gazeta Express
string(65) "ky-eshte-kundershtari-i-radhes-i-joshuas-e-zbulon-promotori-i-tij"

Gazeta Express

09/12/2019 9:37

Ky është kundërshtari i radhës i Joshuas, e zbulon promotori i tij

Gazeta Express

09/12/2019 9:37

Kubrat Pulev është duke i prirë garës për të qenë kundërshtari i radhës i Anthony Joshuas, ka zbuluar Eddie Hearn, promotori i kampionit botëror.

Joshua u bë dy herë kampion bote në kategorinë e rëndë duke e fituar rimeçin me Andy Ruizin të shtunën mbrëma, por do t’i duhet t’i mbrojë menjëherë titujt, në WBO kundër Oleksandr Usyk dhe në IBF kundër Pulev, të cilët janë sfidues mandatar të tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kubrat Pulev

I pyetur se sa shpejt do të merret vendimi për kundërshtarin e radhës të Joshuas, Hearn tha për Sky Sports se do të ndodhë shumë shpejt.

“Duhet ta marrim vendimin shumë shpejt. Më duhet të flas me IBF-në dhe WBO-në për të parë se cila luftë do të ndodhë e para”, tha Hearn.

“Mendoj se do të jetë për titullin IBF, por duhet të presim për konfirmim. AJ dëshiron t’i mbajë brezat e fituar dhe nëse ndodh kështu, atëherë do të rrihet me Pulev e pastaj me Usyk”, shtoi ai.

I pyetur se kur do të zhvillohet meçi i mundshëm, Hearn shtoi: “Mendoj se në prill ose maj, kjo është datë më e mundshme për meçin e radhës së Joshuas”. /Gazeta Express/