Ky është komenti i Ten Hag pas humbjes nga West Ham - Gazeta Express
string(51) "ky-eshte-komenti-i-ten-hag-pas-humbjes-nga-west-ham"

Futboll

Gazeta Express

23/12/2023 16:25

Ky është komenti i Ten Hag pas humbjes nga West Ham

Futboll

Gazeta Express

23/12/2023 16:25

Manchester United ka regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në Premierligë, duke pësuar humbjen e dytë në këto tri ndeshje.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag pësoi humbje në udhëtim ndaj West Ham United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “London Stadium” përfundoi me rezultatin 2:0.

Pas humbjes, trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag reagoi duke thënë se duhet t’i përmbahen planit dhe të qëndrojnë së bashku.

“Tek Man United, të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë. Duhet të jemi të qetë, të qëndrojmë së bashku, t’i përmbahemi planit, duhet ta bëjmë së bashku. Në vitin 2023 fituam një Kupë dhe bëmë shumë mirë. Tani jemi duke mos performuar. Kemi shumë lëndime, kështu që skuadra do të jetë më e mirë”, ishin fjalët e trajnerit holandez.