Ky është imazhi i ri TiBO... më shumë se TV - Gazeta Express
string(40) "ky-eshte-imazhi-i-ri-tibo-me-shume-se-tv"

Ky është imazhi i ri TiBO… më shumë se TV

Gazeta Express

22/10/2020 14:20

TiBO, kompani kjo e para dhe e vetmja – IPTV OTT – e zhvilluar 100% nga inxhinierët shqiptarë, ka gjetur një mënyrë që të bashkojë shqiptarët në kurorën e një platforme të vetme argëtuese, ku strehon Digitalb, Tring, Supersport, Top Channel, Klan e RTSH, dhe dërgon sinjalin shqiptar në mbarë botën. TIBO ka zgjedhur për ambasador të markës së saj moderatorin e mirënjohur Marin Mema.

“Kemi zgjedhur gjithmonë të bashkohemi sepse nuk kemi kohë të jemi të ndarë. Pandemia, me gjasë, do të zgjasë, por TiBO  shpaloset sot me një erë të re prezantimi në një logo pa kufij ekranesh,  dëshirë për përqafim për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, me etjen për gjuhën shqipe dhe mall për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e TIBO-s.

Lexo Edhe:

Teksa e kemi parë çdo fundjavë në ekranin e Top Channel prej disa sezonesh me “Gjurmë Shqiptare”, Marin Mema tashmë do të jetë prezent në ekran në çdo televizion në një formë tjetër. Duket se moderatori i njohur, pas sportit si pjesëtar i ekipit të Dinamos, gazetarisë dhe prodhimit të dokumentarëve ka vendosur të eksperimentojë dhe me të qënit imazh i një kompanie duke u bërë Ambasador i markës së njohur TIBO TV.

“Jemi bashkuar me Marin Memën për fushatën e re te TIBO-s, duke menduar që një gazetar dhe patriot si i ai, i përket filozofisë së kompanisë sonë, të mendësisë sonë, dhe të shumë shqiptarëve si ne, të cilët bëjnë përpjekjet e tyre që një copëz Shqipërie ta kujtojnë dhe mos ta harrojnë, qoftë me art, mjekësi, shkencë, sport apo letërsi.  TiBO  e bën këtë me një fole, ku rrinë bashkë të gjitha platformat kombëtare, që të mbërrijmë nëpër shtëpitë e shqiptarëve, kurdo, dhe dera na hapet pa trokitur aty ku dëshira rri pa e venitur Në harkun kohor të shtatë vjetëve, u përpoqëm të ceknim planetin nëpërmjet satelitit dhe internetit, ndërsa për ata që udhëtojnë gjatë për të shkuar në punë, vendosëm aplikacionin TiBO  në telefon, për pak shoqëri në shqip. Besojmë ia kemi dalë në synimin tonë”, thuhet me tej në njoftim.

“Ne në TiBO, prej shtatë vitesh, punojmë plot pasion e këmbëngulje, si çdo shqiptar i mirë, dhe Marin Mema do ta përcjellë këtë natyrshëm dhe thjesht me këtë fushatë, sepse në fund të fundit bota e gjithsecilit është mjaftueshëm e vështirë sot, dhe vetëm qëllimet e përbashkëta dhe përpjekjet e pashtershme, e bëjnë më të lehtë për ta jetuar dhe më të bukur për ta shijuar. Ndaj TiBO mbërrin çdo ditë tek ju me larminë e vendit tonë me të gjitha ngjyrat e tij, nganjëherë të ndezura, nganjëherë të zbehura. Por Shqipëria është bota jonë. Dhe ti shqiptar….Ti Bota ime je”, thuhet në njoftimin e TIBO-s.

TiBO është partneri i vetëm zyrtar me Digitalb për transmetim IPTV/OTT në të gjithë globin. Paketat e abonimit përfshijnë dhe kanalet dhe programet televizive të përzgjedhura nga platformat Tring, Klan, RTSH, etj. Me TiBO shikon TV shqip dhe Sport Live në Samsung Smart TV, LG Smart TV, Android Smart TV, Apple TV, me Box Android dhe në Mobile TV.