Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Rahovec, Smajl Latifi ia publikon foton - Gazeta Express
string(78) "ky-eshte-i-riu-qe-vdiq-ne-aksidentin-ne-rahovec-smajl-latifi-ia-publikon-foton"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 13:27

Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Rahovec, Smajl Latifi ia publikon foton

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 13:27

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka publikuar fotografinë dhe emrin e të riut që vdiq dje në aksidentin në Rahovec.

Bëhet fjalë për Muhamed Mentor Kabashin.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen e të riut nga Rahoveci, Muhamed Mentor Kabashi, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti fatal. Do ta kujtojmë Muhamedin si djalë të dashur e të përkushtuar për familjen e shoqërinë, e me vlera njerëzore që i shprehte me dashuri me njerëzit e afërt. Në emrin tim dhe të Komunës së Rahovecit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Muhamedin! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”