Ky është i riu që mbeti i vrarë në Vushtri           - Gazeta Express
string(42) "ky-eshte-i-riu-qe-mbeti-i-vrare-ne-vushtri"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2025 23:58

Ky është i riu që mbeti i vrarë në Vushtri          

Lajme

Gazeta Express

23/03/2025 23:58

Ardit Zymeri është 19-vjeçari që u vra të dielën në Vushtrri.

Ai dyshohet që u vra nga B.D, po ashtu 19-vjeçar. Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se i dyshuari është arrestuar.

“Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek. Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.  Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Nëpër rrjete sociale kanë nisur të shprehen ngushëllime për familjen e viktimës. Ndërkaq, është postuar edhe fotografia e të riut. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement