Ky është i riu nga Malisheva që vdiq në vendin e punës në Prizren -"mbante familjen pas vdekjes së babait" - Gazeta Express
string(103) "ky-eshte-i-riu-nga-malisheva-qe-vdiq-ne-vendin-e-punes-ne-prizren-mbante-familjen-pas-vdekjes-se-babait"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 14:19

Ky është i riu nga Malisheva që vdiq në vendin e punës në Prizren -“mbante familjen pas vdekjes së babait”

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 14:19

Valmir Morina, 24-vjeçari nga Drenoci i Malishevës është punëtori që humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës në Prizren.

Një medium lokal publikoi fotografinë e të riut që vdiq pasi u godit nga një vinç, sipas informacioneve paraprake të Policisë së Kosovës.

Press Online shkruan se Valmiri ishte djali i vetëm dhe mbante familjen pas vdekjes së babait vite më parë.

Policia tha se po hetohen rrethanat e këtij aksidenti tragjik që ia mori jetën të riut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement