Ky është fituesi i shpërblimit 10 mijë eurosh të ASK'së për regjistrimin e popullsisë - Gazeta Express
string(84) "ky-eshte-fituesi-i-shperblimit-10-mije-eurosh-te-askse-per-regjistrimin-e-popullsise"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2024 11:41

Ky është fituesi i shpërblimit 10 mijë eurosh të ASK’së për regjistrimin e popullsisë

Lajme

Gazeta Express

12/07/2024 11:41

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka shpallur fituesin në lojën shpërblyese për atë që e gjen saktë numrin e popullsisë rezidente në Kosovë.

Fituesi është Alberit Sopa, i cili do të marrë shpërblim 10 mijë euro bruto, raporton Express.

Sopa ka parashikuar se popullsia rezidente e Kosovë do të jetë 1 milion e 586 mijë e 640, 19 banorë më pak se sa doli.  

Parashikimi i tij ka qenë më i afërti me shifrën që dha ASK, e që është 1 milion e 586 mijë e 659.

Në këtë lojë shpërblyese kanë marrë pjesë 23 mijë e 494 pjesëmarrës.