Kur e blini një Ferrari me kulm që hapet, jeni duke blerë ulëse për një show të vërtetë.
Me një motor prej 7120 kuajfuqi turbo, 3.9 litërsh dhe i cili gjendet aq afër ulëses sa që mund ti merrni erë nxehtësisë që e prodhon, kur ta parkoni veturën, veshët e juaj do të kumbojnë. Por, Ferrari i ri 2020 F8 Spider nuk e bën këtë gjë, ngase motori i saj është më pak i zëshëm se sa modelet tjera, shkruan Car and Driver.
Turbot e F8-shit mund të kenë zërin më të ulët që të mos dëmtoni dëgjimin, por në fakt motori ka 48 kuajfuqi më shumë se modeli 488 i vitit kaluar. Arrihen 100 km/h ne 3 sekonda, frenat janë të përkryera për kthesa, ka 7 shpejtësi automatikë. Të gjitha kontrollet e veturës, pos klimës i ka te timoni, transmeton Koha.
E vetmja mangësi, është matësi i vogël i shpejtësisë. Me një çmim prej 396,000 dollarëve, do të duhet të kënaqemi me vetura më të zhurmshme tani për tani.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...