Ky është Fadil Hoxha, sipas Artan Mustafës - Gazeta Express
string(41) "ky-eshte-fadil-hoxha-sipas-artan-mustafes"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 13:42

Ky është Fadil Hoxha, sipas Artan Mustafës

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 13:42

Gazetari Artan Mustafa në një shkrim të publikuar në Sbunker, tregon pse paraqitja pozitive e figurës së ish-kryekomunistit Fadil Hoxha nga publicisti Veton Surroi është joparimor. Sipas Mustafës, çfarë kanë bërë funksionarët prej viteve të 60-ta deri në fundin e 80-ave, është hiç më pak se ato që ka bërë klani “Pronto” në një dekadë pushtet. Përkundrazi korrupsioni dhe shtypja e shoqërisë ishte më e madhe, edhe për shkak të pushtetit që zgjati më shumë.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Publicisti Veton Surroi me urimin e tij të Pavarësisë, që ua bëri edhe kryekomunistit Fadil Hoxha, edhe heroit Shaban Polluzha, riktheu një debat që rron ndër shoqërinë kosovare. Pyetja ishte se si mund të uroheshin edhe Polluzha, luftëtar shqiptar nga Drenica, i vrarë nga pushteti i diktatorit Tito edhe funksionari i asaj kohe, Fadil Polluzha, që ishte pjesë e sistemit që vrau Polluzhën? Në librin “Fadil Hoxha në vetën e parë”, me parathënie të Veton Surroi, thuhet se pas vrasjes së Shaban Polluzhës “ishte qetësuar” Drenica.

Artan Mustafa në shkrimin e tij e ka përmendur urimin që publicisti Surroi e bëri për ditën e Pavarësisë. Ai e vë theksin te mungesa e komandantëve të UCK-së një urim dhe prezenca e kryekomunistit Fadil Hoxha.

“Tri ditë më vonë, më 17 shkurt, publicisti dhe ish-themeluesi i partisë ORA, Veton Surroi, bëri një postim në Facebook duke uruar ndër të tjerë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës ish-liderin komunist Fadil Hoxha, por jo edhe liderët e dalë nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës si p.sh. Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Ramush Haradinaj”, shkruan Mustafa në artikullin e publikuar në sbunker

Sipas autorit të këtij shkrimi, “Surroi nuk e thotë në postimin në fjalë, por mund të supozohet bazuar në një seri shkrimesh të tij të viteve të fundit që ai mendon se Fadil Hoxha ka bërë më shumë për pavarësinë e Kosovës sesa liderët e UÇK-së”.

Mustafa në këtë shkrim përmend edhe një postim të ish-zyrtarit të LVV-së, profesorit Besnik Pula, i cili në natën e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka shkruar “Kjo nënkupton që asnjë nga partitë qeverisëse, të zhytura në korrupsion që kanë qenë në pushtet në Kosovë gjatë 20 viteve të fundit nuk do të jenë në qeveri. Një ndryshim vërtet historik dhe mundësi ndryshimi… ”.

“Pula dhe Surroi (edhe në librin “Fadil Hoxha në vetën e parë”, 2010) ia njohin e theksojnë anët pozitive trashëgimisë së Hoxhës dhe Lidhjes Komuniste të Kosovës si krijimin e autonomisë me Kushtetutën Jugosllave të vitit 1974 dhe përparimet e ndryshme strukturore – veçanërisht në arsimimin e popullatës në gjuhën shqipe. Por kritikën e tyre të anës së diskutueshme dhe të errët të asaj periudhe, nuk e kemi parë gjer më sot”.

Se pse qëndrimi i Surroit dhe i Pulës është parimor, sipas Mustafës, përmenden tri argumente.

Ai thotë se cfarë ka bërë Fadil Hoxha në pushtet për disa dekadash me bashkëpunëtorët e tij, që autori i quan “grupi i Gjakovës”, është e ngjashme (për shkak të pushtetit të më të gjatë) me atë që e ka bërë “Klani Pronto”.

“Nëse dëshmia më e madhe e kapjes së shtetit të Kosovës pas pavarësisë është “Skandali Pronto”, ku dëgjoheshin të regjistruara diskutimet e liderëve të PDK-së – Thaçi, Veseli dhe të tjerë – duke vendosur njerëz politikisht të afërt “me Grupin e Drenicës” në pozita të sektorit publik, strategjia e tyre është mjeshtëri gjerësisht e trashëguar nga “Grupi i Gjakovës” me Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin, Ymer Pulën, Xhevdet Hamzën e të tjerë siç dëshmohet nga tablotë që krijohen po të lexohen mbiemrat e zyrtarëve më të lartë të atëhershëm, ditarët e Rexhep Qosjes apo edhe botimet e anës tjetër të tij, si për shembull Ekrem Murtezait e Azem Vllasit”.

Shkrimin e plotë dhe pa ndërhyrje të Artan Mustafës mund ta lexoni në S’bunker.

Artan Mustafa është gazetar dhe kërkues në fushën e shkencave politike. Ka qenë kryeredaktor i Gazetës Jeta në Kosovë dhe Gazetar i Vitit në Kosovë (2007). Është autor i “çdo gjë është ftesë për dehje” (2015).