Ky është dënimi që mori Thomas Tuchel dhe Conte pas përplasjes së tyre - Gazeta Express
string(70) "ky-eshte-denimi-qe-mori-thomas-tuchel-dhe-conte-pas-perplasjes-se-tyre"

Futboll

Gazeta Express

19/08/2022 23:19

Ky është dënimi që mori Thomas Tuchel dhe Conte pas përplasjes së tyre

Futboll

Gazeta Express

19/08/2022 23:19

Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel është dënuar me 35 mijë funte dhe është pezulluar me një ndeshje për shkak të përleshjes së tij me homologun e tij të Tottenham, Antonio Conte gjatë derbit të fundjavës së kaluar në Premier Ligë

Pa u dënuar nuk ka mbetur as Conte, që është dënuar me 15 mijë funte por i është shmangur pezullimit, pasi që të dy menaxherët pranuan sjelljet e tyre të pahijshme gjatë barazimit 2-2 në Stamford Bridge.

Lexo Edhe:

Suspendimi i Tuchel është i përkohshëm megjithatë, pasi që është shtyrë për t’u dhënë të gjitha arsyet me shkrim për vendimin, që ia lejon menaxherit të Chelsea që të jetë në stol për ndeshjen e tyre të radhës në Premier Ligë kundër Leeds.

Menaxherët, të cilët kanë pasur një përplasje të ashpër mes tyre në zonën teknike gjatë ndeshjes së të dielës, vazhduan përleshjet edhe pas përfundimit të saj kur erdhi koha e dorë shtrëngimit, ku filluan të shtyhen me njëri-tjetrin. Edhe Tuchel edhe Conte u ndëshkuan me karton të kuq.

Tuchel po ashtu mund ta gjejë vetën në telashe për komentet që bëri për gjyqtarët pas ndeshjes.

Ai pati kritika të ashpra për Anthony Taylor gjatë konferencës për media duke thënë së “do të ishte më e mirë nëse Taylor mos të referonte ndeshje të Chelseat më”. /GazetaExpress/